Sezon i pazakontë për llixhat, pandemia uli numrin e frekuentuesve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Muaji shtator përkon me fillimin e sezonit të llixhave kuratike në Elbasan, por ndikuar nga pandemia e koronavirusit, situatë nuk paraqitet aspak e mirë.

Për bizneset që operojnë në këtë zonë, situata është tejet e vështirë, pasi frekuentuesit nuk kapin as shifrën e 30% të një viti më parë, ndërsa ata të cilët kanë mbërritur në fshatin Llixh, janë kryesisht frekuentues të rregullt, të cilët rikthehen here pas here.

‘’Është një situate jo e mire për biznesin këtu. Nga vjet ka rënë më shumë se gjysma e fruekuentuesve. Shpresojmë për më mirë, por situata duket e vështirë.’’

Ata thonë se janë të kënqaur edhe pse vetë janë dëshmitarë për numrin e ulët të frekuentuseve.

Ndiqni kronikën e plotë të gazetares së Ora News, Edisona Skënderi.

Share This Article