Sezoni i Juventusit drejt dështimit, presidenti Agnelli: Më vjen turp, duhen marrë përgjegjësitë 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Humbja e djeshme e gjigantit të futbollit italian dhe europian, Juventusit, që u duk totalisht i pafuqishëm përballë izraelitëve të Maccabi Haifa, duke humbur 2-0, ka tronditur ambientin e ekipit bardhezi.

Fjalët më të rënda erdhën nga presidenti Andrea Agnelli. “E dimë që duhet të ndjejmë vetëm turp, dhe t’i kërkojmë falje tifozëve që në këtë periudhë e kanë të vështirë edhe të dalin në rrugë nga talljet”, deklaroi ai.

Ai shtoi se ky për Juventusin është një “moment i vështirë, ndoshta nga më të vështirët. Por është edhe momenti i mbajtjes së përgjegjësive. Prandaj jam i pari që flas, ndjej turp dhe jam shumë i zemëruar, por e di që futbolli është një sport kolektiv ku fitojnë të gjithë së bashku, dhe humbin të gjithë.

Agnelli konfirmoi që pozicioni i trajnerit Massimiliano Allegri nuk vihet në diskutim, sepse “nuk mund të jetë faji i trajnerit kur nuk fitojmë dot një kontrast”.

Juventusi me humbjen e djeshme e ka praktikisht të mbyllur mundësinë e kualifikimi në sfidat direkte të Champions League, ndërkohë që edhe në Serie A ndodhet në vështirësi, në vend të tetë larg Napolit kryesues.

Share This Article