Sezoni i ri në Kushtetuese, përballja e parë plenare do të jetë çështja e “Butrintit”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata Kushtetuese do të ketë një sezon interesant në shtator, ku do t’i duhet të përballet me disa nga betejat politike që kanë ndezur parlamentin gjatë 2 viteve të fundit.

Me një urdhër të brendshëm, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ka njoftuar trupën e gjyqtarëve se ky institucion rifillon nga puna në 10 shtator dhe se në kalendarin e vjeshtës së parë çështja që do të marrë vëmendje menjëherë është kërkesa e 1/5 së Deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, pjesë e opozitës për t’u përballur në një seancë plenare publike me objekt “Shfuqizimin e ligjit të miratuar në maj të vitit të kaluar, për administrimi e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit.

Opozita pretendon se ky ligj është i papajtueshëm me Kushtetutën, ndërsa Kushtetuesja ka njoftuar si palë të interesuara Presidentin e Republikës, Këshillin e Ministrave, Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Kontrollin e Lartë te Shtetit, Avokatin e Popullit.

Kushtetuesja ka vendosur që këtë seance publike ta mbajë në 21 shtator.

Share This Article