Sezoni turistik, kultivimi i kanabisit dhe kriminaliteti, Rrumbullaku takim me drejtuesit e policive në qarqe

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zhvilluar një takim me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë dhe me shefat e komisariateve të Policisë në vend, ku ka dhënë porosi në lidhje me luftën kundër kultivimit të kanabisit, kriminalitetit, por edhe për marrjen e masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Në një njoftim për mediat, Policia e Shtetit bën me dije se Rrumbullaku ka kërkuar rritje të forcës parandaluese dhe goditëse ndaj tendencave për kultivim të bimëve narkotike, kontroll më efikas të territorit, rritje të hetimeve proaktive parandaluese me qëllim ndëshkimin e personave përgjegjës që porositin dhe financojnë kultivimin e bimëve narkotike.

Përsa i përket kriminalitetit, Rrumbullaku ka kërkuar rritje të inteligjencës policore me qëllim parandalimin në kohë të ngjarjeve të mundshme kriminale. Kontrolle të befasishme ndaj kujtdo për të cilin disponohet informacion se ka tendenca kriminale apo merret me veprimtari kriminale.

Të punohet më shumë për sigurimin e informacionit, për lokalizimin e shtetasve të shpallur në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me qëllim kapjen e tyre”, ka thënë Drejtori i Policisë.

Për mbarëvajtjen e sezonit turistik, Rrumbullaku ka kërkuar koordinim të veprimeve me të gjitha strukturat që kanë përgjegjësi për sigurinë gjatë sezonit turistik.

Të rritet kontrolli nga toka dhe nga deti, për shtetasit që ushtrojnë aktivitete argëtuese me mjete lundruese në det, me qëllim rritjen e sigurisë së pushuesve, por dhe për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme. Muzika në lokale, pas orarit të caktuar apo abuzimi me lejen për të vënë muzikë brenda orarit të caktuar, nuk duhet të tolerohet në asnjë mënyrë. Pronarëve apo administratorëve  të bizneseve që do shkaktojnë ndotje akustike, do t’u sekuestrohen pajisjet e muzikës”, është shprehur Rrumbullaku.

Ai ka paralajmëruar për marrje masash ndaj kujtdo që do të abuzojnë me detyrën.

Share This Article