Sfida e titullit në Angli, Manchester City i tregon forcën e kampionit Arsenalit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

U luajt në “Etihad Stadium” ndeshja më e rëndësishme e sezonit të Premierligës angleze, Manchester City-Arsenal, e cila mund të jetë përcaktuese për titullin kampion.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola fitoi 4-1, duke hedhur hapin e madh drejt trofeut më të rëndësishëm në ishull.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 për kampionët në fuqi, me golat e shënuar nga Kevin de Bruyne në minutën e 7-të dhe Stones në limitin e kohës së rregullt.

Në pjesën e dytë, sërish De Bruyne ndëshkon “Topçinjtë”, duke e bërë më të thjeshtë pjesën tjetër të mbetur të lojës për “Citizienët”.

Goli Holding në minutën e 86-të për Arsenalin shërbeu për statistikë, ndërsa nuk mund të mungonte Haaland, i cili vulosi rezultatin përfundimtar, 4-1.  

Kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje për t’u luajtur, Arsenali kryeson me 75 pikë dhe ndiqet aktualisht nga City me 73, por skuadra e Guardiolës ka për të luajtur dhe 2 sfida më shumë, duke patur më tepër shanse për të qenë sërish kampione e Anglisë. 

Share This Article