Sfidat globale-Edi Rama i ftuar në Berlin, flet në “Global Dialogue 2025”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama, është i ftuar si njëri nga dy folësit kryesorë në sesionin përmbyllës të Berlin Global Dialogue (BGD) 2025, forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin gjerman.

Bashkë me të, në këtë sesion të rëndësishëm do të flasë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një diskutim të drejtpërdrejtë për ekonominë globale, klimën, teknologjinë dhe qeverisjen në një botë në ndryshim të shpejtë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka bërë të ditur se është “i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës nesër, së bashku me Presidenten Ursula von der Leyen.”

Në Berlin Global Dialogue (BGD) – forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë, me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes – ku jam i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës nesër, së bashku me Presidenten Ursula von der Leyen”, shkruan kryeministri Rama.

Çfarë është “Berlin Global Dialogue”?

“Berlin Global Dialogue” është një nga forumet më prestigjioze globale për dialogun ndër-disiplinor dhe strategjik, i themeluar në vitin 2022 nga Lars-Hendrik Röller, ish-këshilltar ekonomik i kancelares gjermane Angela Merkel.

Share This Article