Shabanhaxhaj lë Kosovën për Austrinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dardan Shabanhaxhaj e ka lënë Kosovën për Austrinë. Shabanhaxhaj është në listën e grupmoshës U21 të Austrisë për kualifikimet e Kampionatit Evropian U21 të vitit 2023.

Në javën tjetër, selektori i të rinjve të Austrisë, Werner Gregoritsch, do të udhëtojë në San Pedro të hënën me 23 futbollistë, e në mesin e tyre është edhe Shabanhaxhaj, futbollisti i Sturm Grazit. Austria në Spanjë do të luajë ndeshje miqësore kundër Arabisë Saudite dhe Polonisë.

Mesfushori me tipare sulmuese, 19-vjeçari Shabanhaxhaj, në të kaluarën i ka zhvilluar dy ndeshje me Kosovën U16. Burime të KOHËS mësojnë se Shabanhaxhaj është kontaktuar edhe nga Kosova U21, por ai e ka zgjedhur Austrinë e kësaj grupmoshe.

Share This Article