Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në Top Channel ka folur rreth datës kur mund të fillojë viti i ri shkollor. Ajo është shprehur se fillimisht do të ecin me vendimet që kanë marrë për sa u përket rikthimit të maturantëve në shkolla dhe më pas do të bisedohet rreth nisjes së vitit shkollor.
Ndërkohë për sa i përket vitit akademik ajo është shprehur se mund të fillojë në nëntor siç ka ndodhur zakonisht,
“Ky vit shkollor mund të përsëritet pa penalitet dhe do të vendoset shënim se përsëritja ka ndodhur për arsye të jashtëzakonshme kjo mund të bëhet me mirëkuptim” tha Shahini.
“Nuk e kemi vendosur ende se kur do të fillojë viti i ri shkollor. Do të shikojmë procesin besoj se nuk do kemi ndryshime. Nëse ka një rritje të të infektuarve marrim vendime anuluese të planeve. Pastaj do të marrim vendim se kur do të fillojmë vitin e ri shkollor./ Vitit i ri akademik mund të fillojë me një vonesë dy javore. Të fillohet puna me studentët që diplomohen. Në nëntor mund të filloj viti i ri akademik.” ka thënë ajo .
Shahini ka folur edhe rreth zgjedhjeve në Univeristet, ku ka thënë se ministria ka në dorë vetëm datën dhe është punë e brendshme në Univeristet për zhvillimin e zgjedhjeve.
“Kemi një takim sot, për të parë si do ta bëjmë mbylljen e këtij viti akademik. Universitetet kanë autonominë por ne duam të ndihmojmë.”
“Në janar nxorëm urdhrin e parë. Një vendim u shty me propozimin e rektorëve me një muaj. zgjedhjet parashikohen me 12 qershor, po pres sugjerimet. Ne kemi një pakt me studentët. Dhe duhet më e mira e mundshme për studentët. Të kenë mundësi të zgjedhin përfaqësuesin e tyre. 12 qershori është një muaj larg. “
“Është një punë e brendshme e universitetit. Ministria ka vetëm datën e zgjedhjeve.” tha Shahini.