Shaip Kamberi fitoi një mandat në Kuvendin serb, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë: Lajm i mirë për çdo shqiptar, krenar për këtë patriot frymëzues

albnews
By
1 Min Read

Politikani Shaip Kamberi ka arritur të fitojë nga zgjedhjet e mbajtura më 17 dhjetor një mandat në Kuvendin serb.

Kjo fitore është përshëndetur edhe nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili shprehet se fitorja e Kamberit është një lajm i mirë për çdo shqiptar.

Blushi shprehet krenar për Kamberin duke shtuar se e sheh si një përfaqësues dinjitoz dhe zë të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve.

Postimi i plotë i Tedi Blushit:

Një lajm shumë i mirë për çdo shqiptar fitorja nga Shaip Kamberi e mandatit të deputetit në Kuvendin e Serbisë.

Krenar për këtë patriot frymëzues, përfaqësues dinjitoz dhe zë të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të dashur të Luginës së Preshevës.

Urime dhe suksese!

Share This Article