Shala e quan lojë taktike refuzimin e Kurtit për takim me Vuçiqin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala thënë se për dokumentin ‘non-paper’, ku flitet për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi, duhet të pyetet Qeveria e Kurti.

Sipas deputeti Shala, kryeministri i vendit duhet të ketë njohur rreth këtyre letrave, që siç thotë ai tashmë ka filluar bisedimet me palën serbe.

“Këto duhet ta pyetni qeverinë Kurti sepse ai është shumë më i informuar dhe ka filluar bisedimet. Përderisa kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë ditës së mërkurës ka thënë se nuk do të marrë pjesë në takimin me Serbinë më 11 maj i cili u paralajmërua nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrelli”, ka thënë Shala për EO.

Ai ka shtuar se nuk mund të marrë pjesë në një takim në të cilin nuk e ka konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen.

Ndërsa, sipas deputetit të PDK-së anulimi i takimit me presidentin serb është lojë taktike.

“Është lojë taktike, anulimi një ditë dytë është çështje e taktikave të tij, por ai më ka filluar bisedimet dhe kjo është shumë publike dhe shumë e njohur dhe ai duhet të ketë informacion për këto letra”, u deklarua Shala për EO.

Në kuadër të vizitës në Bruksel, Albin Kurti është duke zhvilluar takime me përfaqësuesit e lartë të BE-së, ndërsa të mërkurën bëri të ditur se ka anuluar takimin me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Share This Article