Shalqiri, në Divjakë, çmimi më i ulët i 10 viteve të fundit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Periudha e gjatë e pandemisë së koronavirusit ka dhënë efektet në eksportet e prodhimeve shqiptare. Në Divjakë, zona më e njohur e prodhimit të shalqirit, kërkesa është ulur ndjeshëm.

”Prodhim në krahasim me vitet e tjera ka. Kjo është kultura që ne kemi përvojë më shumë dhe ushqehemi me këtë kulturë. Tregu është dobët, cilësi ka shumë por çmimi është përtokë.”

Prodhimi këtë vit është i mbarë, por fermerët  thonë se po e shesin me çmimin më të ulët të 10 viteve të fundit.

Një kilogram shalqi në Divjakë ka zbritur në 12 lek !

Thonë se po dalin me humbje, pasi fitim do të kishin nëse e shisnin të paktën me 20 lekë, por po pranojnë këtë kërkesë për të mos e lënë të kalbet.

”Është një kulturë e cila nuk duron rritjen e temperaturave. Një javë duron se e djeg dielli, zverdhet. Nuk të leverdis.”

Fermerët e Divjakës janë të shqetësuar se pas rënies së menjëhershme të çmimit, në javët në vijim prodhimi rrezikon tu kalbet në ara nësë nuk ndryshon situata.

”Puno edhe mos fito”./Ora news/

Share This Article