Një tjetër shans i artë për Shqipërinë, për të dalë me medalje nga Lojërat Olimpike të Parisit. Mundësi Islam Dudaev pavarësisht eleminimit në çerekfinale, pas humbjes me rezultatin teknik 11 me 0, është rikthyer në garë për ripeshkim për medaljen e bronztë.
Kjo pasi sportisti nga Irani, Rahman Amouzadkhalili, i cili e mposhti në garën për gjysmëfinalen, ia ka dalë të jetë finalist pas fitores me mundësin hungarez Musukaev.
Tashmë Dudaev do të duhet të fitojë 2 ndeshje për të marrë medaljen e bronzit. Përfaqësuesi i Shqipërisë do të zbresë në tapet nesër në orën 11:00 për tu ndeshur fillimisht me amerikanin Retherford.
Kujtojmë se më parë për Shqipërinë u rikthyer në garë për medaljen e bronztë, falë ripeshkimit, edhe mundësi Chermen Valiev.
Ai ka një mundësi të shkëlqyer për t’i sjellë Shqipërisë medaljen e parë Olimpike, ndërsa do të përballet në orën 18:15 me mundësin nga Taxhikistani Viktor Rassadin, për peshën 74kg.