Shaqiri do të jetë titullar në ndeshjen e radhës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pasi e humbi vendin e parë në tabelën e Premierligës në mesjavë, Liverpooli synon ta rimarrë këtë pozitë duke e mposhtur Bournemouthin, në ndeshjen që do të zhvillohet të shtunën, në Anfield.

Shaqiri nuk kishte qenë titullar në ndeshjen e fundit, kundër West Hamit, për shkak të paraqitjes së dobët në ndeshjen kundër Leicester Cityt në xhiron paraprake.

Megjithatë, uebsajti ndërkombëtar i futbollit, Goal.com, pret që Liverpooli të jetë titullar në ndeshjen kundër Bournemouthit, pasi që trajneri Jurgen Klopp do t’i bëjë disa ndryshime në mënyrë që t’u kthehet fitoreve.

“Xherdan Shaqiri, gjithashtu, do ta kërkojë një vend në formacionin e parë të Liverpoolit, pasi mbeti në stol për ndeshjen kundër West Hamit. Ai mund të luajë në krahun e djathtë”, shkruan Goal.com.

Shaqiri i ka bërë gjithsej 20 paraqitje nga 25 ndeshjet e zhvilluara të Premierligës gjatë këtij sezoni. Nga këto ndeshje, 11 herë ishte titullar, ndërsa në nëntë ndeshje të tjera u aktivizua nga stoli. 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply