Shaqiri do të paguhet mbi katër milionë euro në vit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazeta e madhe zvicerane “Blick”, ka dhënë detaje për transferimin e Xherdan Shaqirit te Chicago Fire. Kalimi i Shaqirit nga Lyoni te Chicago pritet të zyrtarizohet së shpejti.

Te Lyoni, Shaqiri është paguar 350 mijë euro në muaj, sipas mediave franceze. Ndërsa në SHBA do të ketë pagë vjetore prej më shumë se katër milionë euro, raporton Blick.

Me pagesa tjera, të hyrat e Shaqirit për një vit mund të afrohen te shtatë milionë dollarë.

Lyoni e ka blerë Shaqirin për gjashtë milionë euro, ndërsa e shet te Chicago për rreth shtatë milionë euro.

Share This Article