Shaqiri i gatshëm të kthehet në fushë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, pritet shpejtë t’i bashkohet Liverpoolit në stërvitje. Shaqiri është pranë kthimit, pasi ka kuruar lëndimin që e mbajti jashtë fushës në dy ndeshjet e kaluara në Premier League të Anglisë.

Lajmin për kthimin e shpejtë të Shaqirit dhe të tjerëve të lënduar, e ka bërë të ditur trajneri Jurgen Klopp.

Ai ka thënë se kthimi i Shaqirit është i shpejtë, por jo aq sa për t’u paraqitur në ndeshjen që Liverpooli e luan të martën kundër Ajaxit, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Shaqiri viteve të fundit ka munduar në disa faza shkaku i lëndimeve.

Këtë edicion ka luajtur pesë ndeshje në të gjitha garat dhe ka kontribuar me një gol dhe një asistim.

Share This Article