Shaqiri i lumtur me debutimin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Xherdan Shaqiri ka debutuar në mënyrën më të mirë për Lyonin – me fitore.

Sulmuesi i krahut në ndeshjen e parë me ekipin francez arriti të asistojë në fitoren 3:1 ndaj Strasbourgut.

Futbollisti kosovar është shprehur i lumtur me ndeshjen e tij të parë me ekipin e Lyonit.

“E rëndësishme ishte fitorja dhe besoj se kemi luajtur shumë mirë. Për mua e rëndësishme është të marrim tri pikë. Ishte një ndeshje me tifozë të cilët më pritën në mënyrën më të mirë. Dua të jap më të mirën pë Lyonin. Ishte ndeshja ime e parë dhe besoj se tani gjithçka do të shkoj siç është më së miri. Është mirë për fillim”, deklaroi Shaqiri.

Share This Article