Shaqiri kthehet në stërvitje, pritet të jetë gati për ndeshjen me Serbinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Xherdan Shaqiri dhe Noah Okafor kthehen në stërvitje një ditë pas humbjes nga Brazili.

Humori mes lojtarëve që nuk luajtën një natë më parë ose që luajtën pak kohë është i relaksuar,  ndërsa këtë gjë e rritën edhe prezenca e Shaqirit dhe Okafor.

“Megjithatë, pas ngrohjes, të dy stërviten individualisht. Disa vrapime më të gjata janë në program për të rritur pulsin, të ndjekura nga disa ushtrime me topin dhe masa individuale rehabilitimi”, shkruan Blick për gjendjen e dyshes.

Okafor ka probleme muskulore, ndërsa Shaqiri me muskujt mbi gju.

Shaqa ka gjasa të mëdha që të jetë në fushë ndaj Serbisë, pasi pushimi ndaj Brazilit ishte një masë paraprake, ndërsa Okafro vështirë të jetë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Share This Article