ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona 4 hours ago
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit 4 hours ago
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare 4 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 4 hours ago
Çfarë ndodh kur pi ujë me limon çdo ditë 4 hours ago
Next
Prev
Home UK

Shaqiri: Liverpooli duhet të jetë i suksesshëm dhe në krye të tabelës

albnews by albnews
14 March, 2021
in UK
0
Shaqiri: Liverpooli duhet të jetë i suksesshëm dhe në krye të tabelës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Xherdan Shaqiri ka luajtur dhe shënuar gola për ekipe të ndryshme që kanë fituar titull kampioni gjatë karrierës së tij të gjashtë. Ai nuk është lojtari më i dekoruar te Liverpooli – epitet që i takon Thiago Alcantaras – por Shaqiri ka fituar shumë tituj në shtete të ndryshme. Ndryshe nga mesfushori i shquar Alcantara, Shaqiri ka përjetuar edhe ndjenjën e rënies në një kategori më poshtë të ekipit të tij. Ai ishte pjesë e Stoke Cityt, që ra nga Premier League në vitin 2018, dhe askush në skuadrën e Liverpoolit nuk di më shumë për suksesin dhe dështimin sesa sulmuesi i krahut, Shaqiri.

“Nuk ishin kohëra të mira ato. Unë e di se si është kur gjithçka nuk po shkon mirë”, tha Shaqiri.

RelatedPosts

Momenti kur buldozeri 24-tonësh i vjedhur përplaset me kamionin e postës në Britani

Alarmi i ngritur nga Britania dhe Gjermania, si po i kërcënon Rusia satelitët e tyre

Kurseu 300 mijë stërlina dhe nuk pagoi qira për 10 vite, të gjitha këto çifti i arriti duke udhëtuar nëpër botë

Te Liverpooli gjërat po përputhen me fjalët e Shaqirit. Mbi të gjitha, rekordi më negativ i Stoke Cityt në atë sezon ishte vetëm tri humbje rresht në shtëpi. Ndërsa, kampioni në fuqi, Liverpooli, aktualisht është në një seri prej gjashtë humbjeve rresht në “Anfield Road”. E gjithë bota tashmë ka kthyer sytë ka Liverpooli dhe këtë po e ndiejnë edhe Shaqiri me bashkëlojtarët e tij.

“Te Liverpooli gjithçka është më e madhe. Njerëzit nga jashtë flasin shumë më tepër. Klubi është aq i madh sa ka gjithmonë njerëz që flasin dhe për mua kjo është normale. Sepse kur je ekip i madh, atëherë të gjithë merren me ty. Çdo ekip mund të ketë uljet dhe ngritjet gjatë një sezoni”, pranoi Shaqiri. “Ne jemi qenie njerëzore dhe po përpiqemi të qëndrojmë të qetë”.

Ky aspekt njerëzor është harruar shpesh, por jo brenda klubit.

“Unë nuk e kam parë familjen time tashmë pesë apo gjashtë muaj. Nuk ka qenë e thjeshtë për mua sepse jam shumë i lidhur me familjen time. Mezi pres ta shoh përsëri, kështu që shpresojmë që gjithçka të bëhet më mirë së shpejti”.

Pandemia është vetëm një nga shumë komplikimet që e kanë bërë këtë një edicion të mbushur me vështirësi. Tragjedia personale ka goditur lojtarët dhe stafin, dëmtimet kanë parandaluar vazhdimësinë e rezultateve në fushë dhe mungesa e tifozëve është ndier më fort në “Anfield Road” sesa diku tjetër.

“Të gjithë e dinë se si janë tifozët tanë kur na shtyjnë. Të gjithë e dinë se në sa ndeshje kemi arritur të kthehemi nëse pësojmë një gol. Mendoj se ka shumë, shumë, ndeshje ku mund të shihet kjo dhe sigurisht se ata na mungojnë shumë”, tha Shaqiri. “Për ekipet më të vogla është më e lehtë të luajnë në ‘Anfield Road’ pa tifozë. Nuk ka presion. Kjo është dëshmuar në shumë mënyra dhe ndeshje. Skuadrat më të vogla kanë më shumë mundësi”.

Nëse ky tingëllon si një justifikim, ky nuk është qëllimi i Shaqirit.

“Natyrisht, paraqitjet tona nuk kanë qenë ato që kemi dashur në muajt e fundit”, shton me shpejtësi Shaqiri.

Është vetëm një shpjegim për mënyrën se si nga një ekip që kishte fituar 66 nga 80 ndeshjet, tani askush në klub nuk po mund ta besojë serinë aktuale. Një përfundim në katër vendet e para në fund të edicioni është ende brenda mundësive, por diçka do të duhet të ndryshojë fillimisht.

“Ne duhet të rikthehemi në rrugën e duhur dhe ta kthejmë besimin për t’i fituar ndeshjet. Por, ne jemi një ekip i madh dhe jam shumë i sigurt se do të kthehemi te fitoret. Ne flasim shumë së bashku dhe trajneri na jep udhëzimet e duhura. Unë nuk dua t’u tregoj të gjithëve ato që thuhen në zhveshtoren tonë, por ne po flasim shumë dhe e dimë që duhet të kthehemi më të fortë dhe të japim në fushë atë që trajneri dëshiron. Ne duhet të qëndrojmë pozitivë”, insistoi Shaqiri.

Liverpoolit i ka munguar Shaqiri. Ai ndriçoi në fitoren ndaj Midtjyllandit në tetor dhe më pas dha një asistim të mençur për golin e fitores që e shënoi Diogo Jota kundër West Hamit në ndeshjen tjetër. Por, dëmtimi që e pësoi derisa ishte grumbulluar me Zvicrën e pa atë të humbasë një periudhë të rëndësishme. Trajneri Juergen Klopp mirëpriti kthimin e tij në formacionin startues kundër Manchester Unitedit në janar, ku pas ndeshjes e lavdëroi Shaqirin. Në kohë të vështira, Shaqiri 29-vjeçar ka mentalitetin e luftëtarit të rrugës dhe nuk e ka ndërmend të dorëzohet.

“Është e rëndësishme të qëndroj i fortë mendërisht dhe kjo është një nga pikat e mia të forta, pasi duhet të jesh i përqendruar edhe kur gjërat nuk shkojnë mirë. Unë jam një lojtar që më pëlqen të rrezikoj në fushë. Kjo është ajo që përpiqem t’ia ofroj trajnerit”, tha Shaqiri.

Atij i është besuar minutazhë më e madhe në ndeshjet e fundit, ndonëse takimi i fundit në të cilin Shaqiri luajti për 90 minuta në Premier League është ai kundër Evertonit, kur shënoi gol në dhjetor të vitit 2019.

“Kthimi në fushë dhe ritmi janë të rëndësishëm”, shtoi ai.

Kur është në formë dhe ka minutazhë, Shaqiri është i aftë për magji. Shënuesi ndoshta i golit më të mirë në “Euro 2016”, veçon golat e tjerë, ata të debutimit tij te Liverpooli kundër Manchester Unitedit në Michigan të SHBA-së.

“Kishte 100 mijë njerëz në stadium në Amerikë. Ishte e pabesueshme për mua. Ju kurrë nuk harroni kur shënoni dy gola kundër Manchester Unitedit, si dhe ndaj Evertonit. Shënimi në derbi do të jetë gjithmonë në kujtimet e mia. Por, nëse zgjedh një, unë zgjedh të parin kundër Unitedit në miqësore”, zbuloi Shaqiri.

Estetika ka rëndësi për të. Andrew Robertson së fundi tha se Shaqiri ka këmbën më të mirë të majtë te Liverpooli dhe Shaqiri e pranon këtë, ndonëse mundohet të tregohet modest.

“Këmba ime e majtë nuk është e keqe, të them të drejtën”, qesh Shaqiri. “Unë e tregova atë në stërvitje pak me goditjet e lira. Ndoshta kjo është arsyeja pse ata thonë se unë jam më i miri. Por, ne kemi shumë lojtarë të mirë me këmbë të majta, kështu që nuk më pëlqen të them se unë jam më i miri”.

Tani, Shaqiri ka disa objektiva përpara vetes. Evropiani me Zvicrën është i rëndësishëm për Shaqirin dhe një motiv shtesë për ta mbyllur sezonin fuqishëm me Liverpoolin. Triumfi në Ligën e Kampionëve me Liverpoolin, gjithashtu, është një synim tjetër.

“Kanë mbetur shumë ndeshje për t’u luajtur dhe shumë gjëra kanë mbetur për t’u arritur”, u shpreh ai.

Mirëpo, nëse Liverpooli do të ketë ndonjë shpresë për ta arritur synimin, atëherë forma duhet të përmirësohet dhe besimi të kthehet prej ndeshjes në udhëtim kundër Wolverhamptonit të hënën mbrëma. Shaqiri beson në fitore këtë herë.

“Ne do të shkojmë atje me besim më të madh, sidomos pas fitores ndaj Leipzigut në Champions. Kjo fitore mund të na çojë përpara, veçanërisht në duelin ndaj Wolvesit, që vjen para pushimit ndërkombëtar”, deklaroi Shaqiri.

Shaqiri ka njohur nivele të larta dhe të ulëta. Ai e di që mbështetësit kanë qenë të durueshëm. Ai gjithashtu e ka parasysh se kur je pjesë e Liverpoolit pritjet janë të mëdha dhe se kjo formë nuk do të tolerohet gjatë.

“Ne jemi duke u përpjekur. Ne vetëm duhet t’i përmirësojmë paraqitjet dhe atëherë unë jam i sigurt që mund të kemi sukses përsëri. Ne duhet të qëndrojmë pozitivë dhe të punojmë shumë. Ky klub duhet të jetë i suksesshëm. Duhet të jetë në krye”, tha Shaqiri.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

Tajfuni largohet nga Filipinet pasi vrau dy persona

10 November, 2025
‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

‘Kaosi ka ikur’ – rrugë të qeta në kufirin e Teksasit pas masave të ashpra të Trumpit

10 November, 2025
Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

Hulumtimet tregojnë se mungesa e strehimit është më e lartë se shifrat zyrtare

10 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

10 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result