Shaqiri nuk do të largohet nga Lyoni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Xherdan Shaqiri nuk do të largohet nga skuadra e Lyonit gjatë këtij muaji, kanë raportuar të hënën mediumet franceze.

Mësohet se Shaqiri ka vendosur të mbetet pjesë e ekipit francez të paktën deri në fund të këtij sezoni. Këtë vendim, Shaqiri ua ka komunikuar edhe krerëve të Lyonit pasi nuk dëshiron të rrezikojë që të transferohet diku tjetër duke pasur parasysh se Kampionati Botëror “Katari 2022” do të nis në fund të këtij viti. Ai ka pasur disa oferta këtë muaj, por kryesisht nga Lindja e Mesme, ku skuadra nga Arabia Saudite e Katari kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

Po ashtu, edhe trajneri i Lyonit, Peter Bosz dëshiron që Shaqiri të mbetet në ekip për ta dëshmuar veten, ndonëse një gjë të tillë nuk e ka bërë deri më tani. 30-vjeçari iu bashkua Lyonit nga Liverpooli në fillim të këtij edicioni dhe firmosi kontratë deri në vitin 2024. Deri më tani, Shaqiri ka një gol e dy asistime në 15 paraqitje me Lyonin në të gjitha garat.

Share This Article