Shaqiri: Shumë krenar për Europianin e Zvicrës, Anglia bëri ndeshjen e saj më të mirë në çerekfinale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas eliminimit të Zvicrës në çerekfinalet e EURO 2024 nga Anglia, Xherdan Shaqiri u shpreh shumë krenar për rrugëtimin e ekipit helvet.

Duke folur për mediet pas ndeshjes që në kohën e rregullt u mbyll me barazimin 1-1 dhe me fituesin që u vendos pas penalltive, sulmuesi deklaroi se zhvilluan një turne shumë të mirë.

“Mendoj se zhvilluam një turne shumë të mirë. Jam shumë krenar për ekipin dhe mënyrën se si luajtëm. Shpresoj se herën tjetër mund të bëjmë më mirë, por jam shumë krenar. Ishte një ndeshje e shkëlqyer nga të dyja palët. Ne kaluam në epërsi, por Anglia luajti më mirë se ndeshjet e mëparshme. Në fund rezultati ishte 1-1 dhe ndeshja shkoi deri te penalltitë, të cilat janë gjithmonë 50-50. Anglia tregoi nerv më të mirë sot dhe fitoi”,-përfundoi Shaqiri./

Share This Article