Shaqiri si askush tjetër, Zvicra një pikë ndaj Skocisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Xherdan Shaqiri ishte ylli kryesor i ndeshjes mes Skocisë e Zvicrës. Shaqiri në minutën e 26-të të ndeshjes në Koeln gjuajti derisa ishte në lëvizje dhe shënoi supergol. Ishte njëri prej golave më të bukur në Euro 2024, nëse jo më i bukuri.

Falë golit të Shaqirit, Zvicra barazoi 1:1 në ndeshjen e vështirë me Skocinë. Ndeshja i takoi Grupit A.

Zvicra tani është e dytë në grup me katër pikë. Skocia del në vendin e tretë me një pikë. Gjermania udhëheq me gjashtë pikë, ndërsa Hungaria mbetet pa pikë.

Në fitoren 3:1 ndaj Hungarisë, Shaqiri nuk ishte aktivizuar fare. Kishte qëndruar në stol. Selektori i Zvicrës, Murat Yakin e aktivizoi të mërkurën mbrëma dhe vendimi doli i duhuri.

Shaqiri është bërë lojtari i vetëm që ka realizuar në tre Botërorët e fundit dhe në tre Evropianët e fundit. Dhe shumica prej golave të tij janë shumë të bukur. I tillë ishte edhe ai ndaj skocezëve të papërshtatshëm.

Skocia kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 13-të. Scott McTominay ishte realizator. Në fakt fillimisht u evidentua si autogol i Fabian Schar, por ndërkohë UEFA golin ia numëroi McTominayt.

Me rezultatin 1:1 përfundoi pjesa e parë. Në pjesën e dytë të dy përfaqësueset kishin raste për gol. Por nuk shënoi asnjëra dhe kështu gara në grup mbetet e hapur.

Në xhiron e fundit, më 23 qershor, Zvicra luan ndaj Gjermanië në Frankfurt, ndërsa Skocia e Hungaria takohen në Stuttgart.

Kapiteni Granit Xhaka ka kompletuar ndeshjen te Zvicra.

Share This Article