Shaqiri synon të fitojë për herë të dytë Botërorin e klubeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Xherdan Shaqiri po shpreson ta fitojë edhe trofeun e tretë me fanellën e Liverpoolit, shkruan të hënën uebfaqja zyrtare e klubit të madh anglez. Pas triumfit në Ligën e Kampionëve dhe në Superkupën e Evropës, Shaqiri thotë se ka ardhur koha për një trofe tjetër të madh, atë të botërorit të klubeve.

Të mërkurën Liverpooli do të luajë në gjysmëfinale të kësaj gare, ku do të përballet me skuadrën nga Meksika, Monterrey. Fituesi i këtij dueli do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër, që do të zhvillohet të martën (sot) mes Flamengos dhe Al-Hilalit.

Shaqiri është ftuar nga trajneri Juergen Klopp për këtë turne, i cili këtë vit po mbahet në Doha të Katarit. 28-vjeçari ka përvojë në një turne të tillë, pasi në vitin 2013 e pati fituar Botërorin e klubeve me fanellën e Bayern Muenchenit. Në finale Shaqiri ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 80-të, në fitoren 2:0 kundër ekipit nga Maroku, Raja Casablanca. Tani Shaqiri po shpreson të japë kontributin e tij edhe te Liverpooli, dëshiron të shkruajë historinë edhe me ekipin anglez.

Share This Article