Liverpooli nuk po mund ende të llogarit në shërbimet e Xherdan Shaqirit, i cili nuk është rikuperuar nga lëndimi që po e mbanë jashtë fushës prej muajit të kaluar.
Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp të premten për sajtin zyrtar të klubit ka pranuar se Shaqirit i duhet ende kohë përpara se t’i bashkohet ekipit në stërvitje.
Shaqiri paraqitjen e fundit te Liverpooli e ka në fillim të muajit janar kurse ka munguar në tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
“Shaqiri ende është larg të stërvitet me ekipin. Kështu që po presim dhe po tregohemi të durueshëm për shkak se nuk duam t’i bëjmë presion”, është shprehur Klopp.
Shaqiri këtë edicion ka një gol në dhjetë paraqitje.