Shaqirin e duan disa klube në ligat më të forta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Futbollisti kosovar ka oferta nga Anglia, Italia e Gjermania, por edhe në Amerikë. Ai pritet të largohet nga Lyoni gjatë këtij muaji

Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Olympique Lyoni pas vetëm gjashtë muajsh qëndrimi.

Futbollisti kosovar nuk e ka treguar veten në klubin francez dhe i ka bërë valixhet gati.

Mediumi gjerman “Sky Sport” raporton se përfaqësuesi zviceran ka oferta nga disa klube angleze dhe italiane.

Gjithashtu, rikthimi në Bundesligë është i mundshëm për futbollistin nga Zhegra e Gjilanit.

Ndër të tjera, ky medium raporton se 30 vjeçi pëlqehet edhe në ligën amerikane MLS.

Ish-futbollisti i Baselit, Bayernit, Interit, Stoke Cityt e Liverpoolit po e kërkon një klub në të cilin mund të luajë rregullisht.

Kjo pasi ai synon të jetë pjesë e rëndësishme e Kombëtares së Zvicrës në Botërorin e Katarit këtë vit, përcjell “Gazeta Express”.

Sidoqoftë, deri tash nuk ka arritur ende ndonjë ofertë zyrtare për futbollistin ofanziv.

Edhe Lyoni është i interesuar për ta shitur futbollistin kosovar qysh këtë muaj. 

Share This Article