Sharrë, pinca dhe darë/ U arratis nga burgu i sigurisë së lartë në Milano, zbulohen mjetet që përdori 41-vjeçari shqiptar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një arratisje si në filma nga burgu i Operas në Milano. Një 41-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Taulant Toma, dënimi i të cilit përfundonte në tetor 2048, u arratis nga burgu i sigurisë së lartë duke përdorur mënyrën më klasike: duke prerë hekurat dhe dritares dhe duke u ulur me çarçafë të lidhur.

Mediat italiane kanë publikuar foto të mjeteve të përdorura prej Tomës, mes tyre një sharrë, pinca dhe darë. Kjo thuhet se është arratisja e tij e katërt nga një burg. E fundit daton në vitin 2013, kur ai dhe një burrë tjetër arritën të arratiseshin nga burgu i Parmës. 41-vjeçari është ende në kërkim.

Share This Article