Sharri klubi më i suksesshëm i turneut “Fushë Kosova Open 2020”

albnews
By
1 Min Read

Klubi i Karatesë Sharri ka dal i pari në turneun ndërkombëtar të karatesë “Fushë Kosova Open 2020”.

Në garat e mbajtur një ditë më parë, klubi nga Ferizaj ka vazhduar traditën e sukseseve, ku në mesin e karateistëve nga vendi dhe rajoni, arritën të rrëmbejnë 27 medalje dhe 2 kupa, duke u bërë klubi më i trofeshëm.     

Karateistet e Sharrit fituan 2 kupa, 10 medalje të arit, 8 të argjendit dhe 9 të bronzta.

Share This Article