SHBA, 2 të vdekur nga një sulm i armatosur gjatë “Black Friday”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 19-vjeçar ka vdekur në vendin e ngjarjes, kurse një tjetër 17-vjeçar ka humbur jetën në spital, pasi një sulmues hapi zjarr në Arden Failr Mall në Sacramento, kryeqytetin e Kalifornisë

Dy persona kanë humbur jetën në një sulm të armatosur të premten në një qendër tregtare në shtetin e Kalifornisë në SHBA.

Siç raportohet, një 19-vjeçar ka vdekur në vendin e ngjarjes, kurse një tjetër 17-vjeçar ka humbur jetën në spital, pasi një sulmues hapi zjarr në Arden Failr Mall në Sacramento, kryeqytetin e Kalifornisë.

Policia e Sacramento-s njoftoi se ende nuk është gjetur identiteti i sulmuesit, i cili zgjodhi një qendër tregtare me dendësi të lartë për shkak të “së Premtes së Zezë (Black Friday)”, ditë e cila në vend shënon nisjen e sezonit të shopingut.

Share This Article