SHBA, 2000 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

SHBA-ja regjistroi sot për të dytën ditë radhazi rreth 2 000 të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Bëhet fjalë prë bilancin më të rëndë ditor në botë që prej fillimit të pandemisë.

Ky rekord i ri me +1.973 të vdekur, lehtësisht më i lartë se ai i një dite më parë +1.939 e çon në 14.695 numrin total të të vdekurve të regjistruar.

Fuqia e parë botërore kaloi tashmë Spanjën me 14 555 të vdekur, por mbetet pas Italisë që ka regjistruar deri tani 17.669.

SHBA-ja numëron më shumë se një të katërtën e rasteve të regjistruara zyrtarisht me COVID-19 në botë me 429.052 në total, sipas shifrave të Johns Hopkins, të aktualizuara në vazhdimësi.

Share This Article