SHBA, 70 viktima nga tornado

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Guvernatori i shtetit amerikan të Kentucky ka paralajmëruar se më shumë se 70 persona mendohet se kanë gjetur vdekjen nga tornadot gjatë natës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Andy Beshear tha se shifra mund të rritet deri në 100 në ato që ai i quajti tornadot më të këqija në historinë e shtetit.

Ndërkohë disa dyshohet se kanë vdekur vetëm brenda një fabrike qirinjsh në qytetin Mayfield.

Në anën tjetër, të paktën pesë njerëz vdiqën pasi tornadot shkaktuan kërdi në shtete të tjera, duke përfshirë një në një magazinë Amazon në Illinois.

Siç bëhet e ditur, punëtorët u bllokuan brenda një magazine të Amazon në Illinois pasi çatia e saj u shemb nga stuhitë vdekjeprurëse.

Magazina në Edwardsville në Illinois jugor u dëmtua gjatë një tornadoje të premten mbrëma.

Share This Article