SHBA, 90000 të vdekurve nga koronavirusi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka shkuar në mbi 90000 numri i viktimave të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, presidenti Donald Trump po pretendon se numri i infeksioneve është duke rënë në kohën kur vendi po e riaktivizon ekonominë.

Të dielën, Shtetet e Bashkuara e kaluan një shifër të zezë të viktimave duke shënuar 90,068 të vdekur. Për 24 orë, numri i viktimave u rrit për 519, shkruan “Daily Mail”.

Përpos viktimave, është shtuar edhe numri i të infektuarve. Deri të dielën, kjo shifër shkoi në 1 milion e 519 mijë të prekur, që i bën Shtetet e Bashkuara bindshëm vendin me më së shumti raste në botë.

Pavarësisht rasteve të reja, presidenti Donald Trump të dielën pretendoi se rastet me koronavirus janë duke shënuar rënie. “Numri i rasteve me koronavirus është duke shënuar rënie të fuqishme në mbarë Shtetet e Bashkuara, me pak përjashtime. Lajm shumë i mirë, vërtet”, shkroi ai në Twitter.

Disa shtete të ShBA-së e kanë filluar rihapjen e ekonomisë si hap për të dalë nga izolimi dymujor, por disa shtete të tjera, si Teksasi, ende janë duke shënuar rritje të numrit të rasteve.

Optimizmi i kreut të Shtëpisë së Bardhë erdhi në kohën kur disa zyrtarë vazhdimisht e kanë kritikuar qasjen e tij ndaj pandemisë. Ish-presidenti Barack Obama madje ka thënë se menaxhimi i situatës nga qeveria amerikane ka qenë një katastrofë absolute dhe kaotike.

Share This Article