SHBA, afro 120 mijë të vdekur nga COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

SHBA, rritet në 119.955 numri i të vdekurve nga COVID-19, me 794 viktima të regjistruara në 24 orët e fundit

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 119.955, prej të cilëve 794 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 26.418, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2.235.678.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 918 mijë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në rreth 26,2 milionë.

Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 406.367 raste të konfirmuara dhe 31.046 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 960.309 raste, Rusia me 561.091 dhe India me 368.705 raste.

Share This Article