SHBA armatos Ukrainën, Kremlini: Shtohet rreziku i përplasjes Rusi-NATO

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Shtetet e Bashkuara po i hedhin benzinë zjarrit”. Ishte ky reagimi i Rusisë për njoftimin e presidentit amerikan, Joe Biden, se Pentagoni do të furnizojë Ukrainën me sisteme raketore më të avancuara për të goditur shënjestra strategjike.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, shtoi se vendime të tilla nuk ndihmojnë në rizgjimin e dëshirës së lidershipit të Kievit për të rinisur bisedimet për paqe. Ai nuk përjashtoi mundësinë e një takimi mes presidentëve, Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky, por tha se duhet finalizuar ndonjë dokument përpara se tryeza të organizohet.

Ndërkohë, më herët një zyrtar i qeverisë së Moskës, tha se vendimi i SHBA-ve shton rrezikun e një përplasjeje të drejtpërdrejtë mes Rusisë dhe NATO-s. Zëvendës ministri i jashtëm, Sergei Ryabkov, tha se ndihma e fundit ushtarake amerikane për Ukrainën konsiderohet një lëvizje “ekstremisht negative” nga Moska.

Share This Article