SHBA autorizon vaksinën Pfizer për moshat 5-11 vjeç

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
(FILES) In this file photo taken on May 13, 2021, Aiden Arthurs receives the Pfizer-BioNTech Covid-19 Vaccine from Pharmacist Andrew Mac (R) in Bloomfield Hills, Michigan. A high level medical panel of US government advisors was meeting on October 26, 2021, to decide whether to authorize the Pfizer Covid-19 vaccine in five-to-11-year-olds, likely paving the way for younger children to get their shots within weeks. If, as expected, the independent experts convened by the Food and Drug Administration (FDA) vote in favor, it will set in motion actions leading to 28 million more Americans becoming eligible for immunization. (Photo by JEFF KOWALSKY / AFP)

SHBA-ja autorizuai sot vaksinën antiCOVID-19 të Pfizer/BioNTech për moshat 5 deri në 11 vjeç, duke i hapur rrugën nisjes së afërt të një faze të re madhore të fushatës së imunizimit, që ka të bëjë me 28 milionë fëmijë në vend.

Kjo leje emergjente nga Agjencia amerikane e Barnave (FDA) u dha pas shqyrtimit të kujdesshëm të rezultateve të provave klinike të kryera nga Pfizer mbi disa mijëra fëmijë.

“Si nënë dhe mjeke, e di që prindërit, kujdestarët, mësuesit dhe fëmijët e kanë pritur me padurim këtë leje”, tha në një deklaratë Janet Woodcock, komisionere e FDA.

“Vaksinimi i fëmijëve të vegjël kundër COVID-19 është një hap shtesë drejt kthimit në normalitet”, këmbënguli ajo.

Të martën u mblodh një komision ekspertësh të pavarur dhe pas një dite diskutimi u shpreh pro imunizimit të fëmijëve 5-11 vjeç me këtë vaksinë.

Sipas provave klinike, vaksina është treguar të jetë 90,7 për qind efikase në parandalimin e formave simptomatike të sëmundjes në këtë grupmoshë.

Share This Article