SHBA – Biden: Vizita e Papa Françeskut në Irak një simbol shprese

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan, Joe Biden e quajti vizitën e Papa Françeskut në Irak një simbol shprese për të gjithë botën.

“Vizita e Papa Françeskut dërgoi një mesazh të rëndësishëm rreth vëllazërimit dhe paqes”, tha Biden në një deklaratë.

“Të shohësh Papa Françeskun të vizitojë vendet e lashta fetare, përfshirë vendlindjen biblike të Abrahamit, të kalojë kohë me Ajatollahun e Madh Ali al-Sistani në Najaf dhe të ofrojë lutje në Mosul, një qytet që vetëm disa vjet më parë duroi prishjen dhe intolerancën e një grup si ISIS, është një simbol shprese për të gjithë botën”, shtoi ai.

Presidenti theksoi se vazhdon ta admirojë Papa Françeskun për angazhimin e tij në promovimin e tolerancës fetare, lidhjeve të përbashkëta të njerëzimit dhe mirëkuptimit ndërfetar.Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Share This Article