ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta? 2 hours ago
Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026 2 hours ago
Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste 2 hours ago
Fitoi finalen dhe bëri shqiponjën, sportisti shqiptar përjashtohet nga gara në shtetin fqinj 2 hours ago
SPAK i kap Agasit një pajisje përgjimi në zyrë – Emrat e të përgjuarve 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

SHBA blen 30 milionë doza të ilaçit kundër malaries

albnews by albnews
7 April, 2020
in Bota
0
SHBA blen 30 milionë doza të ilaçit kundër malaries
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Megjithëse nuk ka asnjë kërkim shkencor që tregon efektivitetin e tij, Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara. kanë blerë pothuajse 30 milion doza hidroksilklorinë për trajtimin e COVID-19. Presidenti Trump vazhdon ta reklamojë ilaçin, megjithë paralajmërimet e ekspertit të tij të lartë shëndetësor se provat për ilaçin nuk janë të provuara.

Farmacitë në Afrikë po boshatisen nga pilulat kundër malarjes, ndërsa njerëzit po e blejnë ilaçin si mbrojtje kundër koronavirusit, pavarësisht se nuk ka të dhëna që tregojnë efektshmërinë e tij.

RelatedPosts

Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, vriten 6 ushtarë kolumbianë

Momente tronditëse në Ohajo/ I dyshuari për grabitje tenton të qëllojë dy herë një oficer policie, arma bllokohet

Vendet e dëshpëruara po zgjerojnë mundësinë e qasjes tek hidroksiklorina për të trajtuar COVID-19, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

“Kemi blerë një sasi masive prej 29 milion dozash. Ato po vijnë nga të gjithë laboratorët, tani po e prodhojmë këtu, pasi në rast se funksionon, ne duam ta kemi”, tha presidenti.

Hidroksiklorokina, e njohur me emrin kikina, përdoret për të trajtuar malarien, lupusin dhe artritin. Megjithë përfitimet e paprovuara të ilaçit, që nga shkurti presidenti Trump po e trumpeton atë me zell të jashtëzakonshëm.

“Unë mund ta marr. Më duhet të marr lejem e mjekun tim për këtë por mund ta marr”, tha presidenti.

Anthony Fauci, eksperti kryesor shëndetësor i presidentit Trump në grupin e punës për koronavirusin, ka thënë vazhdimisht se ilaçi nuk është provuar shkencërisht se funksionon.

Axios raportoi se këshilltari i tregtisë në Shtëpinë e Bardhë Peter Navarro është përplasur me Fauçin për ilaçin, të cilin administrata e miratoi për përdorim urgjent në mes të marsit, edhe pse nuk është bërë asnjë studim klinik për të provuar efektivitetin e tij për të trajtuar COVID19.

“Klorokina është provuar për shumë sëmundje virale, më shumë se 12 të tilla. Asnjëherë nuk është provuar të funksionojë në ato sëmundje virale për përfitime klinike. Kështu që kemi vetëm pak prova njerëzore se mund të funksionojnë. Studimet janë të vogla, dhe na duhen dëshpërimisht rezultate nga studimet klinike të rastit, për të parë nëse do të ketë efekt”, thotë David Sullivan në shkollën Bloomberg të Shëndetit Publik në universitetin Johns Hopkins.

Trump ka sugjeruar se vendet me shkallë të lartë të malaries kanë një numër të ulët të COVID-19, dhe se njerëzit me lupus nuk janë aq të prekur nga koronavirusi.

Ky është supozim, tha Anand Parekh, ish-zëvendësndihmës sekretar i shëndetësisë, tani me Qendrën e Politikave Dypartiake.

“Derisa të shohim të dhëna dhe prova, nuk duhet të nxitojmë në ndonjë përfundim. Arsyeja më e mundshme, për shembull, përse vendet në Afrikë nuk po raportojnë një numër të lartë të rasteve është thjesht sepse testimi ka munguar në ato vende”.

Spitalet në SH.B.A. u kanë dhënë hidroksiklorinë pacientëve me koronavirus, duke arsyetuar se është relativisht i sigurt dhe ka të ngjarë të mos shkaktojë dëme. Ilaçi nuk konsiderohet i sigurt për njerëzit me ritme jo të rregullta të zemrës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

22 December, 2025
Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

22 December, 2025
Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste

Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste

22 December, 2025
Fitoi finalen dhe bëri shqiponjën, sportisti shqiptar përjashtohet nga gara në shtetin fqinj

Fitoi finalen dhe bëri shqiponjën, sportisti shqiptar përjashtohet nga gara në shtetin fqinj

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result