SHBA ka anuluar skemat e trajnimit për 21 kadetë ajror të Arabisë Saudite dhe i ka kthyer ata prapa në vendin e tyre, pas një hetimi të të shtënave vdekjeprurëse në një bazë detare amerikane muajin e kaluar, transmeton Anadolu.
Prokurori i Përgjithshëm, William Barr, u tha gazetarëve se pilotët praktikantë ishin dërguar në shtëpi shkaku i konkludimit të një hetimi për shtetasin saudit Mohamed Alshamrani, një student i aviacionit ushtarak që u përfshi në vrasjen që ndodhi në dhjetor në Pensacola të Floridas.
“Përderisa nuk pati asnjë provë për ndihmë apo njohuri paraprake për sulmin nga anëtarët e tjerë të ushtrisë saudite apo ndonjë shtetasi tjetër të huaj, të cilët po stërviten në SHBA, ne mësuam për materiale nënçmuese që posedojnë 21 anëtarët e ushtrisë saudite të cilët po trajnohen këtu”, tha Barr.
Nga 21 pilotët praktikantë, tha Barr, 17 kishin “përmbajtje xhihadiste apo anti-amerikane” në mediat sociale, ndërsa 15 prej tyre “kishin pasur një lloj kontakti me pornografinë e fëmijëve”, kryesisht “raste të postuara në bashkëbisedim në grup nga dikush tjetër ose të pranuara në mediat sociale”.
“Arabia Saudite vendosi se ky material demonstroi sjellje të pahijshme të një oficeri në Forcën Ajrore Mbretërore Saudite dhe Marinës Mbretërore ndërsa 21 kadetët që janë çregjistruar nga kurrikula e trajnimit të tyre në ushtrinë amerikane dhe do të kthehen në Arabinë Saudite”, tha Barr.
Alshamrani, një toger ndihmës në Forcën Ajrore Mbretërore Saudite, i cili ishte një oficer i fluturimit studentor detar në Komandanën e Aviacionit Detar, qëlloi dhe vrau 3 marinarë dhe plagosi 8 të tjerë para se të pushkatohet dhe vritet nga zëvendësi i një sherifi më 6 dhjetor.
“Ky ishte një akt terrorizmi. Provat tregojnë se qitësi ishte motivuar nga ideologjia xhihadiste. Ai po ashtu postoi mesazhe anti-amerikane, anti-izraelite dhe xhihadiste. Këtë e bëri dy orë para sulmit të tij në bazën detare”, tha Barr.