SHBA ka dërguar një avion të njohur si “Pentagoni Fluturues” në Evropë, i projektuar për t’i bërë ballë një sulmi bërthamor.
Avioni, i njohur si ”Dita e Kijametit”, besohet të jetë pjesë e një flote avionësh që udhëtonin me presidentin amerikan Joe Biden teksa vizitonte Brukselin për të biseduar me liderët e tjerë botërorë për luftën në Ukrainë, shkruan The Independent.
E4-B, një Boeing 747 i modifikuar, është parë duke fluturuar mbi Kanalin Anglez ndërsa tensionet e luftës përshkallëzohen nga frika se Vladimir Putin mund të përdorë armë bërthamore, kimike ose biologjike.
Forcat Ajrore të SHBA-së kanë katër avionë E-4B, njëri prej të cilëve quhet Nightwatch, i caktuar si qendër komandimi dhe kontrolli në rast të një sulmi bërthamor.
I projektuar për t’i bërë ballë një goditjeje elektromagnetike nga një shpërthim bërthamor, “Pentagoni Flying” do të shërbente si një bazë ajrore për Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së dhe personelin e lartë ushtarak për të kryer operacione luftarake.
Avioni prej 200 milionë dollarësh, i cili mund të mbajë 112 anëtarë të ekuipazhit, ka 18 shtretër dhe gjashtë banjo, një dhomë takimesh, një sallë konferencash, ambiente pune dhe dhoma komandimi.
Doomsday është gati të ngrihet në çdo moment, dhe të mërkurën u ngrit nga Uashingtoni, kaloi Atlantikun dhe Kanalin Anglez përpara se të nisej për në bazën e RAF Mildenhall në Suffolk.
NATO thotë se do t’i sigurojë Ukrainës pajisje për mbrojtje kundër armëve bërthamore, kimike, biologjike dhe radiologjike. Biden paralajmëroi për një “kërcënim real” se Rusia do të përdorte armë kimike, siç kishte bërë në Siri.