Redfield tha se deri më 1 qershor vdekjet nga koronavirusi i ri (COVID-19) parashikohet të tejkalojnë shifrën 100 mijë
Washington
Drejtori i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA, Robert Redfield tha se deri më 1 qershor vdekjet nga koronavirusi i ri (COVID-19) parashikohet të tejkalojnë shifrën 100 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga llogaria zyrtare në Twiter, Redfield bëri të ditur se CDC po ndjek 12 modele lidhur me ndjekjen dhe ecurinë e pandemisë COVID-19 në vend.
Redfield, i cili gjithashtu është pjesë e Task Forcës për Luftën kundër COVID-19 në Shtëpinë e Bardhë tha se “Që nga 11 maji sipas të gjitha modeleve parashikohet që në javët e ardhshme vdekjet do të rriten dhe se deri më 1 qershor numri i vdekjeve do të tejkalojnë shifrën 100 mijë”.
Ndërsa sipas projektimeve të faqes “HealthData” e cila është burim edhe i Shtëpisë së Bardhë, pritet që deri më 4 gusht në vend të humbin jetën mbi 147 mijë persona.
Në SHBA e cila është bërë “epiqendër” e pandemisë COVID-19, deri më tani nga koronavirusi janë prekur mbi 1.459.000 persona ndërsa e kanë humbur jetën 87 mijë.