SHBA dhe BE: Mbështesim zgjatjen e organeve të Vettingut, deputetët ta shohin si interes kombëtar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp e Delegacionit të BE-së në Shqipëri dhe Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë bëjnë me dije se

Deklarate e përbashkët për shtyp e Delegacionit to BE-se ne Shqipëri dhe e Ambasadës se SHBA ne Tiranë se Shqipëria duhet të shtyjë afatet e organeve të Vettingut.

Në deklaratë thuhet se thelbësore ka qenë reforma në drejtësi , e cila sipas tyre po jep rezultate në vendin tonë.

Ndërkohë, theksohet se zgjatja e propozuar e Vettingut mbështetet fuqishëm nga miqtë e Shqipërisë qe dëshirojnë ta shohin Shqipërinë ne BE sa më shpejt të jetë e mundur.

“Gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka bere përparime domethënëse ne reformat e anëtarësimit ne BE. Nder hapat me to vështire, por thelbësore, ka qene miratimi dhe zbatimi i reformës ne drejtësi. Jemi ne një moment to rëndësishëm pasi reforma ne drejtësi po jep rezultate. Vettingu i gjyqtareve dhe prokuroreve është një element themelor i reformës ne drejtësi. Për t’u mundësuar institucioneve to Vettingut to kryejnë misionin e tyre, është i nevojshëm ndryshimi i kushtetutës për ta zgjatur mandatin e tyre për një periudhe to kufizuar. Komisioni i Venecias konfirmoi se zgjatja e propozuar është ne përputhje me standardet evropiane dhe është e nevojshme për to garantuar barazinë para ligjit dhe sigurinë juridike.

Zgjatja e propozuar e Vettingut mbështetet fuqishëm nga miqtë e Shqipërisë qe dëshirojnë ta shohin Shqipërinë ne BE sa me shpejt to jete e mundur. Kjo nuk është çështje partiake. Shpresojmë qe to gjithë deputetet — pavarësisht nga përkatësia partiake — ta shohin këtë si një çështje to interesit kombëtar dhe do votojnë ne përputhje me te, ashtu siç kane mbështetur gjithmonë rrugën evropiane to Shqipërisë. Vota për zgjatjen e Vettingut është vote për to ardhmen e Shqipërisë ne BE.”

SHBA dhe BE: Mbështesim zgjatjen e organeve të Vettingut,
Share This Article