Ka edhe një muaj kohë për nisjen e fushatës zgjedhore, por ndërkombëtarët nuk ja lënë asgjë orëve të fundit.
Ata kanë nisur takimet me zyrtarët e institucioneve kyçe që lidhen direkt me sigurinë dhe parandalimin e krimit zgjedhor.
Ministri i Brendshëm, nën varësi të të cilit është Drejtoria e Gjendjes Civile që përpilon dhe afishon listën e votuesve, u takua me të ngarkuarën me punë të SHBA në Tiranë zonjën Nancy VanHorn.
Njoftimi i këtij dikasteri bën të ditur se përveç të tjerash, është biseduar rreth procesit elektoral të 11 majit, sidomos për gjendjen civile dhe Policinë e Shtetit që sipas ligjit garanton sigurinë e fushatave dhe të procesit zgjedhor.
Në të njëjtën ditë , një tjetër diplomat mbërriti në SPAK për zgjedhjet. Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nikolas Abbott takoi kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumani jo vetëm për ta garantuar për partneritet.
Aambasada e Britanisë së Madhe theksoi në fund të takimit se në prag të zgjedhjeve mirëpresin përpjekjet e SPAK për të hetuar krimet elektorale.
Ky takim vjen pak dite mbasi SPAK hapi task forcën për të hetuar krimet zgjedhore.
Strategjia për hetimin e krimit zgjedhor u bë publik në fund të janarit dhe në çdo qark janë listuar emrat e prokurorëve të SPAK që do të zbresin në terren.
Në këtë hartë vihet re se qytete si Tirana, Durrësi, Fieri, Shkodra dhe Elbasani më tepër prokurorë dhe në të gjitha qarqet ata do të mbështetet nga hetues të BKH dhe financiare që do të gjurmojnë edhe paratë gjatë fushatës si edhe nëse do të ketë aktivizim të grupeve kriminale, investime gjatë fushatës apo përfshirje të administratës publike