SHBA do vazhdojë të punojë me kompanitë turke për pjesët e F-35

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pentagoni njoftoi se do vazhdojë të punojë me kompanitë turke për disa pjesë të avionit të përbashkët ushtarak luftarak F-35

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) njoftoi se do vazhdojë të punojë me kompanitë turke deri në 2022 për disa pjesë të avionit të përbashkët ushtarak luftarak F-35.

Jessica Maxwell, një prej zëdhënësve të Pentagonit ka dhënë përgjigje ndaj pyetjeve të Anadolu Agency (AA), ku ajo tha se do vazhdohet përgjatë vitit 2022 prodhimi i 139 pjesëve që kompanitë turke prodhojnë për avionin F-35.

“Partnerët tanë të industrisë do të vazhdojnë të kryejnë kontratat që vazhdojnë. Programi i F-35 në këtë pikë është përpjekur të shmanget nga përfundimet e marrëveshjeve, të panevojshme, me kosto dhe çrregulluese”, tha Maxwell.

Më tej, zëdhënësja shtoi se programi i F-35 në të njëjtën kohë vazhdon punimet për të gjetur alternativa dhe vazhdon të kryejë planet e saj në këtë çështje.

Pasi Turqia mori nga Rusia sistemet e mbrojtjes ajrore S-400, SHBA në korrikun e kaluar pezulloi partneritetin e Turqisë në programin F-35. Por nuk anuloi kontratat aktuale për shkak se kompanitë turke prodhojnë disa pjesë të caktuara dhe lejoi që kompanitë turke të vazhdojnë furnizimin e pjesëve deri në fund të këtij viti, deri në gjetjen e furnizuesve të rinj.

Me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19) u përjetuan ndërprerje serioze në prodhimin e pjesëve të F-35. Kompanitë turke prodhonin më shumë se një mijë pjesë për avionin F-35.

Turqia kishte premtuar blerjen e gjithsej 100 avionëve luftarakë F-35 dhe kishte marrë pronësinë e 6 prej tyre.

Por pas pezullimit të partneritetit të Turqisë, Kongresi Amerikan në buxhetin e mbrojtjes autorizoi Pentagonin për blerjen e avionëve turq për Forcat Ajrore të SHBA-së.

Share This Article