SHBA “duke punuar me BE” për rihapjen e udhëtimeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo ka thënë se ai është “i sigurt” se SHBA dhe BE do të jenë në gjendje të bien dakord për rifillimin e udhëtimeve ndërkombëtare.

Ka pasur zëra se Bashkimi Evropian mund t’i bllokojë amerikanët të rinisin udhëtimet në vendet e BE-së për shkak të mbizotërimit të koronavirusit në SHBA.

Pompeo u tha gazetarëve: “Jam i sigurt që do të gjejmë një sërë kushtesh që krijojnë mbrojtje të mjaftueshme për shëndetin dhe sigurinë.”

“Ne po punojmë për gjetjen e mënyrës, kohës dhe taktikat e duhura për t’u vendosur. Ne sigurisht nuk duam të shkaktojmë probleme në ndonjë vend tjetër.”/BBC

Share This Article