SHBA, dyfishohet numri i rasteve të reja me COVID-19 krahasuar me një ditë më parë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

SHBA, dyfishohet numri i rasteve të reja me COVID-19 krahasuar me një ditë më parë

Në 24 orët e fundit në SHBA janë regjistruar 1.200 viktima të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve nga ky virus në vend është rritur në 111.408, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në SHBA gjatë ditës së fundit janë konfirmuar 41.927 të infektuar të tjerë, duke e çuar në 1.967.273 numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga koronavirusi. 

Shifra e të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit është dyfishuar krahasuar me shifrën e ditës së mëparshme, përkatësisht rreth 21 mijë pacientë u regjistruan ditën e djeshme, ndërsa sot 41.927.

Epiqendra e koronavirusit në SHBA mbetet shteti New York, me mbi 396 mijë të infektuar dhe 30.372 të vdekur. 

Që nga shpërthimi i pandemisë, në SHBA janë kryer mbi 20 milionë teste të dyshuara për COVID-19.

Share This Article