SHBA e shqetësuar për amnistinë fiskale që do të bëjë Edi Rama

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njësoj si FMN, BB dhe BE, kan shprehur shqetësimin e saj në lidhje me nismën e qeverisë shqiptare për amnistinë fiskale.

Gjatë një interviste në Zërin e Amerikës, zv/ndihmës sekretari i Shtetit, Escobar u shpreh se shqetësimet për amnistinë i janë përcjellë qeverisë shqiptare, të cilës i është kërkuar që ta përshtatë atë me standardet ndërkombëtare që kjo nismë të mos përdoret për pastrim parash.

“Po edhe ne kemi disa shqetësime. I kemi diskutuar ato me qeverinë e Shqipërisë. Do t’i bëja thirrje qeverisë së Shqipërisë t’i dëgjojë këto zëra dhe ta përshtatë qasjen ndaj amnistisë fiskale që të jetë në përputhje me standardet globale dhe me kërkesat e BE-së”, tha Escobar.

Më tej, zyrtari i lartë amerikan foli dhe për sulmet kibernetike iraniane ndaj institucioneve shqiptare, duke shprehur angazhimin e SHBA për të ndihmuar Shqipërinë në këtë sfidë.

“Kjo do të jetë pjesë e diskutimeve të sotme dhe shpresoj, që deri në fund të ditës, të kemi një marrëveshje për llojin e ndihmës që do japim; unë pres që ndihma të jetë si teknike edhe financiare, për të mbështetur sektorin e sigurisë kibernetike në Shqipëri”, shtoi Escobar.

Share This Article