Ambasada e SHBA-së në Shkup, e ka uruar nënshkrimin e sotëm të Protokollin për Anëtarësim të Maqedonisë në NATO.
“Urime për këtë hap historik”, shkruan Ambasada e SHBA-së në Facebook.
Ambasadori Xhes Bejli dhe të punësuarit në Ambasadë bashkë e kanë ndjekur nënshkrimin e Protokollit.
Në mesin e 29 nënshkruesve të Protokollit që sot është realizuar në Bruksel, ishte edhe përfaqësuesi i përhershëm i SHBA-së në Aleancë, Kej Bejli Haçinson.
Ndryshe, pas nënshkrimit të Protokollit sot në Bruksel, i njëjti duhet të ratifikohet edhe në secilin shtet anëtar të NATO-s, pas së cilës vijon edhe faza e anëtarësimit të plotfuqishëm të Maqedonisë në NATO, ku Maqedonia bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.