SHBA/ Fadil Berisha bëhet pjesë e kompanisë gjigande, Nasdaq

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fotografi i njohur shqiptar Fadil Berisha i cili prej vitesh jeton dhe punon në SHBA, numëron në portofolin e tij artistik suksese të njëpasnjëshme.

Ditët e fundit fotografi është bërë pjesë e kompanisë globale Nasdaq, dhe kjo arritje do të jetë padyshim një gur i artë në karrierën e tij.

Lajmin e ka bërë publik vetë Berisha nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram,

“Faleminderit për mikpritjen Nasdaq”, ka shkruar ai përkrah disa fotografive nga momentet e mikpritjes që kompania globale i ka bërë fotografit.

Nasdaq është një kompani teknologjike globale që përkrah rritjen gjithëpërfshirës, duke krijuar mundësi për tregje dhe ekonomi të të gjitha llojeve.

Share This Article