SHBA, flamujt në gjysmë shtizë për vdekjen e senatorit Bob Dole

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan, Joe Biden ka urdhëruar që flamujt të vendosen në gjysmë shtizë jashtë ndërtesave publike në Uashington, pas vdekjes së politikanit veteran republikan, Bob Dole.

Dole, senator nga Kansas, i cili kandidoi për president në vitin 1996 kundër Bill Clinton, vdiq dje në moshën 98-vjeçare.

Në një deklaratë Biden e quajti Dole “një burrë shteti si pak të tillë në historinë tonë dhe një hero lufte ndër më të mëdhenjtë”.

Flamuri amerikan do të jetë në gjysmë shtizë në Shtëpinë e Bardhë dhe në të gjitha ndërtesat publike dhe terrenet, postat ushtarake dhe stacionet detare dhe të gjitha anijet detare në SHBA dhe territoret e saj jashtë vendit deri në perëndim të diellit.

Ai do të jetë gjysmë shtizë në të gjitha ambasadat, zyrat konsullore dhe objektet e tjera të SHBA jashtë vendit, duke përfshirë objektet ushtarake dhe anijet dhe stacionet detare.

Dole, i cili luftoi në Luftën e Dytë Botërore, përfaqësoi Kansasin në Senatin e SHBA nga 1969 deri në 1996.

Ai la bashkëshorten, Elizabeth, ish-senatore e Karolinës së Veriut dhe sekretare e Transportit, dhe vajzën, Robin./

Share This Article