SHBA futet në luftë tregtare edhe me Indinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

India ka rritur tarifat për 28 artikuj importi nga Shtetet e Bashkuara në një klimë tensionesh të acaruara tregtare mes dy vendeve.

Kundërpërgjigja e Indisë pason vendimin e Uashingtonit të disa ditëve më parë për të hequr Nju Delhin nga lista e vendeve me qasje të preferuar në tregun amerikan.

Përplasjet mes dy superfuqive ekonomike janë shkallëzuar ndërkohë që bëhen përgatitje për vizitën e Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo këtë muaj në Nju Delhi. Zoti Pompeo ka bërë presion që India të zbusë pengesat tregtare dhe t’u japë më shumë qasje kompanive amerikane në tregjet e saj.

Ky është vetëm një shtet tjetër i madh ekonomikisht që futet në luftë tregtare me SHBA’në që prej se Donald Trump është zgjedhur president.

Share This Article