SHBA, gjatë 24 orëve të fundit 36000 persona të infektuar me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në SHBA gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 36.000 persona të infektuar të ri me Kovid-19, që është numri më i lartë nga prilli.

Në pothuajse gjysmën e 50 shteteve federale në dy javët e fundit, është regjistruar rritje e numrit të të infektuarve, ndërsa në Teksas dhe Floridë ka numër rekord të lartë të rasteve të reja çdo ditë.

Numri i përgjithshëm i personave me koronavirusin e ri në SHBA afrohet deri 2,4 milionë.

Gjatë 24 orëve të fundit nga pasojat e Kovid-19 kanë vdekur 756 persona, me të cilat numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes në SHBA u rrit mbi 120.100.

Universiteti Uashingtonit dje parashikoi se deri më 1 tetor numri i rasteve të vdekjes në SHBA do të arrinte 180.000, por nëse 95 për qind nga amerikanët mbanë maska atëherë shifra e të vdekurve do të ishte 146.000 persona.

Share This Article