SHBA: Grupet e lidhura me Iranin mund të godasin në Shqipëri, kujdes në zona turistike, qendra tregtare, hotele e lokale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë alarmin se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara, ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri.

Sipas njoftimit të ambasadës amerikane, në shënjestër mund të jenë edhe vende të zakonshme, si zona turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve amerikanë të tregojnë vigjilencë të shtuar dhe të ndjekin zhvillimet përmes mediave lokale.

 “Të qëndrojnë të vëmendshëm në çdo moment

Të jenë të vetëdijshëm për rrethinën ku ndodhen

Të rishikojnë planet personale të sigurisë

Të mbajnë telefonin të karikuar për raste emergjente”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i ambasadës amerikane në Tiranë vjen pak orë pasi presidenti Trump njoftoi tërheqjen nga Irani në rast se hapet Ngushtica e Hormuzit.  

Share This Article